Grida Duma ka ndarë në Instagram një foto të një buqete trëndafilash të kuq, të shoqëruar me përshkrimin:
“Një mendim i bukur dhe dinjitoz për të gjithë ne në Top Story, për një arsye të veçantë. Nga një person i bukur që sjell gëzim me një mentalitet të vlerave.”
Edhe pse ajo nuk ka zbuluar emrin e personit që i dhuroi këtë buqetë, postimi ka ngjallur shumë kuriozitet.
Shumë ndjekës kanë spekuluar nëse ky gjest ka një kuptim më të thellë, duke përmendur marrëdhënien e saj të afërt me Ervin Salianjin. Megjithatë, duke qenë se Salianji ndodhet aktualisht në burg, dhuruesi i buqetës mbetet një mister që ka ngjallur debat në rrjet.
lokimagazine