Lajme

Atentati në Tiranë/ U qëllua me plumb në kokë në afërsi të banesës, ja si është gjendja e biznesmenit!

Biznesmeni Eduart Reci, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

52-vjeçari, nga Dibra, u qëllua me plumb në kokë pranë një lokali në afërsi të banesës në rrethana ende të paqarta.

Ai u dërgua tek spitali i Traumës në kryeqytet, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke luftuar për jetën.

Atentati ndaj Eduart Recit ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim.