ShowBizzz

Pas humbjes së Gert Bogdanit: Edlira Çepani u rikthehet aktiviteteve: Po përmbush një mision si amanet!

Aktivistja e njohur Edlira Çepani pas humbjes së bashkëshortit Gerti Bogdani i është rikthyer aktiviteteve të saj. Këtë gjë ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj ne rrjetet sociale, duke ndarë përvojën nga një trajnim me të rinjtë nga tri shtete të Europës Lindore, gjatë një vizite në Kishinau, Moldavi.

Ajo theksoi se ka rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet. Aktivistja shprehet se në Chisinaut pati fatin të njihej dhe frymëzohej nga të rinj nga 3 shtetet, të cilët kanë mundur që edhe në mes fatkeqësive të gjejnë forcë për t’u ringritur.

Pas humbjes së Gert Bogdanit: Edlira Çepani u rikthehet

 “Në përpjekjen e mundimshme për të rifilluar angazhimet në përmbushjen e një misioni si amanet, rrugëtova drejt Chisinau. Aty pata fatin të njihja e të frymëzohesha nga të rinj nga 3 shtete të Europës Lindore, të cilët më treguan kaq bukur, se në mes të fatkeqësive e luftërave si ajo në Ukrainë (dhe sirenave të bombardimeve që u bien atyre dhe familjeve të tyre kohë e pa kohë), në mes të vështirësive që ata përjetojnë çdo ditë, sërish gjejnë forcën për të ecur përpara dhe për të luftuar për një botë më të mirë!

Pas humbjes së Gert Bogdanit: Edlira Çepani u rikthehet

Faleminderit RSI Institute dhe KIC Sëeeden për këtë mundësi që të isha trajnerja dhe mentorja e tyre, si dhe për mbështetjen që u jepni të rinjve!”, u shpreh ajo.



bal