Lajme

I shtrirë në mes të rrugës/ U qëllua me një plumb në kokë, dalin pamjet nga vr*asja e biznesmenit Eduart Reçi(Foto)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku 52-vjeçari Eduart Reçi, një biznesmen i njohur, u qëllua me plumb në kokë dhe pas një ndihme të shpejtë mjekësore, ndëroi jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Ngjarja, e cila ka tronditur kryeqytetin, ka ngjallur shumë pyetje dhe shqetësime për natyrën e ekzekutimit.

Në pamjet e publikuara, shihet i shtrirë në tokë pas të shtënave të fatale, ndërsa spekulohet në lidhje me përdorimin e një snajper, duke sugjeruar se ekzekutimi mund të ketë qenë i planifikuar me precizion dhe profesionalizëm. Kjo ka shtuar dyshimet për një atentat të mirëorganizuar dhe të koordinuar nga grupe të caktuara.

Hetimet e mëtejshme janë në vazhdim dhe grupi hetimor po shqyrton të gjitha mundësitë lidhur me motive të mundshme, përfshirë konfliktet e mundshme të biznesit ose çështje të tjera personale që mund të kenë çuar në këtë akt të dhunshëm. Policia po kërkon për prova dhe dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë. Ndërkohë, pyetje të tjera janë ngritur për sigurinë e individëve të tillë, si dhe për përdorimin e armëve të rënda për vrasje, që sugjerojnë një nivel të lartë dhune dhe organizimi.