4
Dy persona kanë rrahur një të mitur në Prizren.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se rasti është duke u hetuar.
“Lidhur me rastin dje është inicuar rasti “Lëndim trupor”. Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke u marrë me hetimin e rastit”, thuhet në konfirmim.
Ndërkaq, në polici i mituri është deklaruar që nuk i njeh personat e dyshuar dhe mosha e tyre ende nuk dihet.
ks