Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dy personave në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e dy personave mbrëmë në Klinë.

Këtë propozim nuk e ka kundërshtuar as avokati i të dyshuarit Jeton Maqedonci, raporton Tëvë1.

Jon Hoti dyshohet se ka vrarë dy persona mbrëmë në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Njëri nga personat ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes kurse tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pjesës.

Dy të vrarët janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë i Klinës.