Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, një i lënduar

Një person është lënduar në një aksident trafiku pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Koreticë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë aksident është përfshirë vetëm një automjet.

Më tej, Krasniqi ka deklaruar se personi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/