Lajme

“Imagjino të kem një beb”, Rudina Dembacaj flet për planet e zgjerimit të familjes: Tentova vjet por…

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”.

Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet, por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes, të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.

Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

Pyetja: Sa rrallë poston me Markun! Bebi kur do vij? Apo kur do Zoti madh”

“Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.