Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për tëvë1.info Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës në Pejë.

Jon Hoti dyshohet se ka vrarë dy persona mbrëmë në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Njëri nga personat ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes kurse tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Dy të vrarët janë Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë i Klinës.