Kuzhinë

Cinnamon rolls, shija e vërtetë e vjeshtës në tryezën tuaj

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût
Cinnamon Roll është një ëmbëlsirë që origjinën e ka nga Suedia dhe Danimarka, por tanimë përgatitet kudo kështu që mos hezitoni ta bëni për të dashurit tuaj.

Për brumin ju nevojiten: ⠀
3 1/2 ( 440 g ) miell + ekstra për pluhurosje ⠀
2 1/4 lugë maja aktive të thatë ose 25 g maja të freskët⠀
240 ml qumësht i vakët ⠀
2 lugë gjelle + 1 lugë sheqer kaf⠀
1 lugë kripë ⠀
2 vezë ⠀
4 lugë gjelle (56 g) vaj ose gjalpë të shkrirë⠀

Për mbushjen ju nevojiten:
5 lugë gjelle (70 g) gjalpë në temperaturën e dhomës ⠀
2 lugë gjelle (13 g) kanellë ⠀
1/2 filxhan (100 g) sheqer kaf ⠀

Krem alternativ:
1 filxhan (120 g) sheqer pluhur ⠀
1 lugë (5 g) ekstrakt vanilje ⠀
2 lugë gjelle (30 ml) qumësht

Përgatitja: Në fillim përgatisim brumin. Shtoni në një tas të madh miellin, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë kripë dhe përziejini mirë. Më pas, shtoni 1 lugë sheqer kaf në një tas të vogël dhe majanë. Të dyja i përziejmë ngadalë derisa sheqeri dhe majaja të shkrihen me njëri-tjetrin, më pas shtoni 80 ml qumësht të vakët. Përziejeni përsëri. Majanë e tretur shtojmë në tasin ku bashkuat miellin, sheqerin dhe kripën. Shtoni vezët, vajin ose gjalpin e shkrirë dhe pjesën tjetër të qumështit 160 ml. Përziejini mirë derisa brumi të jetë i butë dhe elastik. Nëse duket shumë i butë, mund të shtoni miell shtesë deri në 1/2 (63 g) filxhan. E lemë të pushojë 10 minuta dhe në këtë kohë kemi përgatisim mbushjen për rolen. ⠀ Në një enë tjetër të vogël bashkojmë gjalpin me kanellën dhe sheqerin kaf. I përziejmë mirë për 10 minuta. ⠀
Rrotulloni brumin në një sipërfaqe të lyer me miell në drejtkëndësh ( 30 x 45 cm ). Përhapeni përzierjen e kanellës me gjalpë sipër drejtkëndëshit. Rrotulloni brumin dhe priteni në 12 role të barabarta diku 4-5 cm gjërësi. Vendosini ato në një tepsi me letër pjekje dhe me një distancë midis tyre që të lejohen të fryhen lirshëm. Mbulojini me një picetë dhe lërini roletë të rriten në një vend të ngrohtë, derisa të dyfishohen në madhësi (1 orë). Pasi rolet të jenë pushuar, ngrohni furrën nës (180 C). Piqni roletë për rreth 15 – 20 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe. Përgatitni glazurën duke shtuar sheqer pluhur me ekstrakt vaniljeje dhe qumësht, por më besoni me qumësht të kondensuar është akoma edhe më e shijshme!



ks