ShowBizzz

Rovena në lot pas debatit me Vullnetin: Si mund të flasësh për prindërit e mi?

Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës, kjo për shkak të kujdesit ndaj prindërve. Vullneti ka thënë se duhet treguar kujdesin për prindërit, përtej fjalëve.

“Përtej fjalëve, na tregoni se si kujdeseni për prindërit tuaj. Përtej lotëve dhe fjalëve, na tregoni histori”, është shprehur ai.
E pas një debati goxha të gjatë, Rovena ka shpërthyer në lot.

“U bëre ti për prindërit e mi, si mund të flasësh për prindërit e mi, trup të të vije. Ku e di ti hallin tim?”, është shprehur Rovena, teksa është larguar nga vendi ku po qëndronte.

Vullneti i ka thënë Rovenës se mënyra se si ajo e shpreh dashurinë ndaj prindërve, është patetike. Lidhur me këtë ka shpërthyer në lot banorja. Driloni i qëndruar afër Rovenës, ku dhe e ka pyetur se çfarë ka që ajo po qan.