Lajme

Pas Prishtinës, edhe Komuna e Skenderajt ndalon përdorimin e doracakëve të edukimit seksual

Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe Drejtoria e Arsimit në Skenderaj ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Skenderajt.

‘’Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.

Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij’’, thuhet në njoftim.