ShowBizzz

Einxhel Shkira sqaron deklaratën virale mbi orën biologjike të nënës

Pas një mungese të gjatë prej gati tre vitesh, Einxhel Shkira është rikthyer në ekran.

Ajo rrëfen se pauza e gjatë ka qenë një vendim i vetëdijshëm për t’u fokusuar te jeta e saj personale dhe familjare.

Për Einxhelin, sfida kryesore është ndarja e kohës mes punës në emision dhe angazhimit si nënë. “Jam mami shumë e qetë, jo meraklie dhe shumë tolerante. Bashkë me Dagzin, kemi një qasje të ngjashme në prindërim dhe mundohemi të ofrojmë një atmosferë të shëndetshme për djalin tonë,” shpjegon ajo.

Një deklaratë e saj në një episod të kaluar të “Goca & Gra” ka ngjallur reagime të shumta, ku ajo u shpreh: “Kush ka dëshirë të bëhet nënë, ka një orë që bën Tik-Tak.”

Einxheli sqaroi se ajo deklaratë ka ardhur nga një ngarkesë emocionale që lidhet me historitë e njerëzve afër saj që përballen me vështirësi për t’u bërë prindër. Ajo shprehet se ka dashur të jetë realiste dhe të përçojë një mesazh për rëndësinë e kohës në vendimet për krijimin e familjes.

“Nuk dua t’i heq as pikën, as presjen asaj deklarate. Por për momentin që e kam bërë atë deklaratë, kam qenë tepër e ngarkuar emocionalisht. Ajo temë më prekte afër. Plot njerëz afër meje janë duke vuajtur mungesën e një fëmije. Dhe ti bëhesh më e prekur nga tema. Për një arsye apo një tjetër, ata e kanë shtyrë për një moshë më të vonë të bërit fëmijë dhe për këtë arsye kam qenë e mbushur. Vura re që një pjesë e komenteve nga njerëzit nuk kanë hyrë ta dëgjojnë të plotë atë që kam dashur të them. Një pjesë ishte irrituar për pjesën e Tik-Tak. Por kur rritesh dhe sheh raste që doktori ia pret shpresat pikërisht për këtë Tik-Tak, zbulojnë se ka qenë i vërtetë. Realiteti ky është. Vitet e fundit ne po e fshehim për të qenë politikisht korrekt nëpër intervista. Unë kam qenë gjithmonë pro krijimit të një familjeje. Nëse do ishte paralel (karriera me familjen) do ishte perfekte. Për mua pas moshës 25 vjeç, kryesorja do ishte familja. Kam dashur të jem realiste për ato që flasim në tavolina. Ka qenë diçka që më ka gërryer nga brenda. Më shumë përshtypje më kanë bërë mesazhet e djemve, që nuk po krijojnë dot familje, sepse vajzat duan të krijojnë kushtet e veta njëherë. Shumë e drejtë, sepse vijmë nga disa vite ku gratë kanë qenë të shtypura. Por mendoj që gjërat nuk janë aq të prera, mund të shkojnë së bashku”.