ShowBizzz

E pabesueshme se cila krijesë do të sundojë Tokën nëse njerëzimi shuhet!

Shkencetaret kane shokuar me parashikimet e tyre, sipas te cilave oktapodët janë speciet që kanë më shumë gjasa të pushtojnë botën pas njerëzve. Ata duken te bindur se krijesat me tetë gjymtyrë janë gati të bëhen forca dominuese në Tokë nëse njerëzimi shuhet. 

E pabesueshme se cila krijesë do të sundojë Tokën nëse

Në rast të zhdukjes qoftë nga luftërat, qoftë nga ndryshimet klimatike, jovertebrorët detarë thuhet se zotërojnë atributet fizike dhe mendore të nevojshme për të evoluar në speciet e ardhshme që ndërtojnë qytetërim. Profesori Tim Coulson nga Universitetit i Oksfordit argumentoi se : “Zhdërvjelltësia, kurioziteti, aftësia e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe inteligjenca supreme do të thotë se ata mund të krijojnë mjete komplekse për të ndërtuar një qytetërim të gjerë si Atlantida nën ujë.”

Edhe pse oktapodi nuk ka gjasa të zhvillohet në një kafshë të plotë tokësore, sipas Coulson ai është mjaftueshem i zgjuar për të “zgjatur” kohën e tij jashtë ujit e për të zhvilluar metoda të reja gjuetie. Ky grabitqar qe arrin te marre frymë për 30 minuta jashtë ujit, e ka shansin qe gjatë miliona viteve, të zhvillojë metodat e tij te gjuetisë në tokë në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë njerëzit në det.



bal