Lajme

Shqiptar Gubetini mirëpriti në konakun e tij Ramiz Lladrovcin me shokë, PDK-ja mobilizohet në Gjermani

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar në konakun e Shqiptar Gubetinit në Regensburg të Gjermanisë.

Gubetini i cili është aktivist politik dhe biznesmen i njohur prej vitesh në Gjermani, i prinë nëndegës së PDK-së në Regensburg.

“Mirëprita në konakun tim në Regensburg mikun tim z. Ramiz Lladrovci me shokë, që bashkarisht ndajmë historinë krenare që nga vitet e ‘90-ta!”, ka shkruar Gubetini.

PDK-ja në Gjermani dhe në të gjithë diasporën është mobilizuar si kurrë më parë, prandaj në vikendin e ardhshëm priten tybe të mëdha në Hanover dhe Këln.