Lajme

Abdixhiku nga Podujeva: Le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku njëherësh edhe kandidat për kryeministër ka vazhduar takimin me qytetarë në qytetin e Podujevës.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se gjithë ata simpatizantë të LDK’së të mbledhur në Podujevë, i kanë dhënë atij motiv për ndyrshimin drejt një Kosove më të mirë.

Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve tuaja të njëzëshme shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Podujeva nuk e pret ndryshimin të vijë – ajo don ta udhëheqë atë!

Nga Prishtina në Viti, nga Peja në Shtime, e sonte këtu në Podujevë – momentumi i Lidhjes është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këtu ne po qëndrojmë si një, të bashkuar rreth një vizioni unik: atij për Kosovën ku familjet kanë mirëqenie, ku rinia i realizon ëndrrat dhe potencialin e plotë, dhe ku secili komunitet jeton me krenari”.

Ai shtoi se Turneu i Ndryshimit nuk përbëhet vetëm nga tubime të zakonshme politike – por është tashmë një lëvizje në rritje.

Një Lidhje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, e ngjizur nga ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë ndryshim! Podujevë, energjia juaj është zemra e Lidhjes sonë. Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndryshimin e madh sepse të ardhmen nuk po e imagjinojmë më – atë po e ndërtojmë në ditë si kjo! Me 9 shkurt, le të bashkohemi edhe një herë si kurrë më parë për Kosovën që duam. Me 9 shkurt – BËHU NDRYSHIMI!”, shkroi Abdixhiku.