ShowBizzz

Elton Tozaj ka dy fjalë për Alba Pollozhanin: Bëhu reale, nuk është opinion por pr*stitucion mediatik

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Elton Tozaj për të folur mbi atë se çfarë të bën opinionist sot. Çfarë mendon Eltoni për ata që dalin e japin mendime lidhur me çdo temë? Ndërkohë, ai nuk ka kursyer dy fjalë edhe për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Alba Pollozhanin…

Çfarë të bën të jesh opinionist sot?

“Nuk ka ngelur njeri pa dhënë mend. Çfarë është një opinionist, për çfarë duhet të flasë? Opinionisti i mirë është ai që flet për atë që është kompetent të flasë. Këtu, të tërë flasin për çdo gjë. Mbaj mend një opnionist që e shikoja në çdo televizion, nga synetllëku e deri tek politika…

Eltoni u ndal pak edhe tek Alba Pollozhani, ish-konkurrente e “Përputhen”, e cila shpesh komentohet shumë për opionionet e saj, por dhe personazhe të tjerë…

Më ndodhi njëherë që dhashë opinion për X gjë të caktuar, për një të ftuar që ju kishit, një ish-konkurrente e “Përputhen”. Dhe nuk e di pse, jo vetëm që mora një lumë sharjesh nga ajo, që nuk thashë asgje tjetër, por përveç sharjeve që më bëri publikusht, më bëri dhe ‘block’. Një nga gjërat që unë kam më shumë bezdi, është të mos qenurit reale. Tirana është sa e madhe, është dhe shumë e vogël, ne të tërë e njohim njëri-tjetrin si pamje. Pak a shumë dhe e dimë se çfarë punësh bëjmë. Unë përshembull e njoh Jerin dhe e di që nuk ka 5 mijë euro për të krehur flokët çdo muaj dhe qesh kur shoh që Jeri thotë në televizion që harxhon 5 mijë euro në muaj për të krehur flokët. Kjo ndodh rëndomë me shumë njerëz. Shpeshherë e kam parë të ftuar si opnioniste (Albën), e para njëherë që të jesh e ftuar në emisione dhe të japësh opinione të caktuara, ti duhet të jesh reale për atë që thua. Çfarë opinionesh po jep kur çdo gjë e lidh me mashkullin? Do të shesësh veten, apo të japësh opinion? Janë dy gjëra të kundërta. Të shesësh veten nuk është opionion, është punë, është eskortizëm. Nëse do të japësh opinion, bëhu reale, hiq shifrat me mijëra euro që flet në emision dhe flit për jetën reale. Jeta reale nuk është vila 10 milionë euro. Çfarë transmeton ti? Dua shumë të kuptoj nëse këto janë opinione të stisura për të rritur imazhin tënd, apo është jeta e saj reale? Opinionisti duhet të japë një model të caktuar, ti kujt grupi i drejtohesh?

Më ndodhi që dëgjova që në një emision, zonjusha bëri një ndarje të popullsisë të meshkujve shqiptarë dhe ishte shumë e shëmtuar. Nuk mund të thuash ti që 50% e meshkujve në Shqipëri janë gay, 45% janë materialistë dhe 5% qenkan hallall. Çfarë domethënë kjo? Për mua ky nuk është opinion, është prostitucion mediatik.