Lajme

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë

Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebë apo siç njihet në Kosovë si zhuga, brenda nëntë muajve të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari. Përveç në Kosovë, kjo sëmundje ngjitëse është e përhapur edhe në rajon.

Raste të të prekurve me zgjebë janë regjistruar edhe në Shqipëri.

Derisa në Qendrën Spitalore në Tiranë nuk hospitalizohen të prekurit me zgjebë, në QKUK, herë pas herë pacientëve u duhet të blejnë vetë barnat për kurimin nga ky parazit.

Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.

“Personat e sëmurë me skabies janë gjithmonë prezent në vizitat ambulantorike të Klinikës së Dermatologjisë. Megjithatë, statistikat tona tregojnë se sëmundja prej vitit të kaluar, sivjet është në rënie e sipër dhe diku të hospitalizuar diku 30 për qind më pak se vitin e kaluar. Ndërsa, përafërsisht vizita ambulantorike në këta nëntë muajt e fundit sillet diku rreth 700 persona të infektuar, gjë që statistika është e përafërt me vitin e kaluar”, thotë Kokollari.

Dermatologia në QKUK, Fatime Kokollari tregon se nga janari deri në shtator rreth 45 pacientë kanë qenë të hospitalizuar nga skabiesi.

“Të hospitalizuar në Klinikën e Dermatologjisë nga skabiesi sivjet prej janarit deri në shtator kanë qenë 45 (pacientë). Ndërsa, vitin e kaluar në po të njëjtin muaj, prej janarit deri në shtator kanë qenë 62. Që i bie në përqindje diku 27 për qind më ulët është numri i hospitalizuarve sivjet krahasuar me vitin e kaluar”, tregon Kokollari.

Ndër të tjera, Kokollari tregon se për shkak të mungesës së ilaçeve në barnatoren e Dermatologjisë, herë pas here, pacientëve u duhet t’i blejnë vetë ato për t’u kuruar nga zgjeba, gjatë kohës sa ata janë të shtrirë në spital.

“Pacientët e prekur me skabies që hospitalizohen në dermatologji, a iu duhet të blejnë diçka prej barnave, prej terapisë? Ju duhet kohë pas kohe, jo gjithmonë jemi të furnizuar”, potencon Kokollari.

E dermatologia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë Violeta Dajci në një prononcim për KosovaPress, thotë se në Shqipëri janë regjistruar raste të

…Kjo nuk është një patologji që trajtohet në spitale. Është gabim të hospitalizohen., sepse çdo pacient duhet të trajtohet ambulantorisht apo në kushte shtëpie”, potencon Dajci. infektuara nga skabiesi.

“Problemi është te rezistenca në trajtim, në mjekim. Kjo është vështirësia që po hasim neve sot që besoj e kanë edhe mjekët në Kosovë. Është më e vështirë të trajtohet ky lloj paraziti. Ky variant që qarkullon tani në Shqipëri. Rastet ka, rastet janë, ndoshta duken në numër të shtuar. Nuk ka statistika të sakta, ose nuk ka një studim. Derisa rastet janë sporadike, nuk kemi vatra, nuk kemi shkolla ku ka një numër të caktuar që të themi që duhet të trajtohen ose ambiente të tjera ku ka shumë persona bashkë…Derisa nuk ka një numër të shtuar në këto ambiente të përbashkëta ku ka më shumë persona që qëndrojnë nuk themi dot që është një gjende alarmante. Por, a ka raste me skabies, ka. Ka pasur edhe më përpara dhe do të ketë gjithmonë”, thotë Dajci.

Sipas përvojës së saj me pacientë, Dajci thekson se burimi i përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse vjen nga Evropa. Për dallim nga QKUK-ja, Dajci potencon se në QSUNT, nuk hospitalizohet asnjë rast me zgjebe, pasi sipas saj, është gabim.

“Ky lloj paraziti, kjo sëmundje është e ardhur kryesisht nga vendet e Evropës. Sepse të gjithë pacientët referojnë në një farë mënyre se ju ka ardhur një fëmijë nga jashtë, nga Italia kryesisht, Anglia. Nuk trajtohet më me këtë trajtimin klasik që neve e përdornim me pomada me squfur në një kohë ta caktuar, larjen e dezinfektimin e rrobave dhe ambientit. Kërkon një mjekim më të zgjedhur, të shtrirë në kohë. Duke kombinuar tipet e ndryshme të kremrave që ne disponojmë

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës e cila shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që pasojnë me kruarje.