ShowBizzz

Enkel Demi zgjidhet si shkrimtari më i mirë i vitit 2024

Enkel Demi ka fituar çmimin e shkrimtarit më të mirë shqiptar për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”. Shkrimtari dhe gazetari i njohur është shërblyer në këtë mënyrë për punën e tij të paepur, duke servirur për lexuesit një roman me vlera të jashtëzakonshme.

Çmimi është dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë pikërisht sot, kur dhe Panairi i Librit vijon të jetë i hapur në ditën e katërt. Për këtë vlerësim special, ka reaguar vetë Demi që në krijimtarinë e tij ka vendosur të personifikohet me emrin “Tom Kuka”. “Faleminderit”, shkruan ai duke treguar edhe mirënjohjen për këtë çmim të veçantë.

Ndërkaq në vlerësimin e Shoqatës së Botuesve thuhej: “Tom Kuka fiton çmimin e shkrimtarit shqiptar më të mirë për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”.

“Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është

ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”

Shumë urime!”