LifeStyle

Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme

Keni provuar mjete të ndryshme dhe nuk ju kanë ndihmuar fare që të zgjidhni problemet me flokët e yndyrshme? Tani zbatoni disa prej këtyre këshillave të thjeshta, por efikase.

Ngjyrosni flokët

Ngjyra për flokë është në kimikat i cili ngre flokët nga maja e kokës, gjë që pengon krijimin e yndyrës. Floktarët e njohur botërorë konfirmojnë efikasitetin e kësaj këshille.

Shpëlani flokët me uthull

Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit, të tëholluar në ujë ndihmojnë në zvogëlimin e yndyrës, sepse përmban thartinë tanine.

Qulli nga tërshëra për ta bërë maskën

Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyeshëm për flokët e yndyrshme, sepse thith yndyrën nga rrënja. Veç kësaj, është efikase edhe kundër zbokthit dhe zvogëlon të kruarit. Nëse jeni për ngut mund ta hidhni qullin e tërshërës në flokë dhe pastaj t’i krihni me krehër.

Bëni kaçurrele

Flokët kaçurrele (me tallaze) pengojnë zgjerimin e zbokthit. Kur flokët tuaj janë të rrafshëta, asgjë nuk mund të pengojë yndyrën natyrore që të rrëshqasë flokëve teposhtë.

Prodhime nga çaji i nenexhikut

Çaji menta është i shkëlqyeshëm për flokë të yndyrshme. Prandaj, përdorni shamponët dhe regjeneruesit të cilët përmbajnë ekstrakt të kësaj bime.

Përdorni bebi-pudër apo kakao

Bebi pudra është opsioni më i mirë për vajzat që kanë flokë të shndritshme. Vetëm hidheni në flokë dhe fërkoni në rrënjë dhe do të bindeni se si do ta thithë tepricën e yndyrës. Në qoftë se keni flokë ngjyrë të errët, të njëjtin veprim bëjeni, por me kakao.

Lani çdo të dytën ditë

Larja e shpeshtë me shampon yndyrën e shtresohen gradualisht, sepse sa më shumë që të përdorni shamponin, lëkura prodhon edhe më shumë yndyrë. Prandaj përpiquni që flokët t’i lani në çdo të dytën ditë.