Lajme

Vdes gruaja që u lëndua në aksidentin mes trenit dhe një veture

Sot, në spital ka vdekur gruaja që mori lëndime trupore në aksidentin që u përfshi mes trenit dhe veturës, më 2 nëntor në Pevlan të Pejës.

Viktima bashkë me dy persona të tjerë ishin dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës pas lëndimeve të rënda që pësuan, dhe nga aty e njëjta u transportuar për në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Më datë 2 nёntor 2024 rreth orës 10:05, Policia është informuar se në fshatin Pavlan- Pejё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhëtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit tre (3) persona kanё pësuar lëndime tё rёnda trupore, tё njëjtit janë dërguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, nga aty njëra nga personat e lënduar pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK- Prishtinё. Sot me datё 17.11.2024, Policia ёshtё njoftuar se e lënduara nё kёtё aksident ka ndërruar jetë, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë (IML), për obduksion”, njofton policia,