LifeStyle

Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës? Çfarë mund të bëni

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës.

Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.

Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet më poshtë.

Arsyet pse dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet me moshën

Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë:

Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen.

Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.

Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.

Rritja e rrezikut për probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine

Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës. Disa nga shkakatarët më të zakonshëm përfshijnë:

Stenozën kspinale, ku palca kurrizore dhe nervat ngjeshen dhe shkaktojnë dhimbje të shpinës, qafës dhe dobësi në krahë ose këmbë.

Spondilolisteza, e cila ndodh kur një rruazë në shtyllën kurrizore pëson zhvendosje.

Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.

Një problem tjetër që ka më shumë gjasa të shfaqet është osteoporoza, ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje nëse preken kockat në shtyllën kurrizore.

Mundësi më të mëdha lëndimi

Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura.

Këto fraktura nuk ndodhin nga një aksident si rrëzimi, por mund të zhvillohen kur kockat në shtyllën kurrizore nuk janë mjaft të forta për të mbajtur peshën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.

Zakonet e jetesës jo të shëndetshme

Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jo korrekt.

Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.

Si të trajtoni dhimbjet e shpinës që lidhen me moshën

Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.

‌-Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. Mbani shtyllën kurrizore sa më të drejtë të mundeni.

-Jini aktiv, pasi qëndrimi ulur i bën muskujt më të dobët, duke përkeqësuar kështu gjendejn tuaj.

-Përpiquni të bëni aktivitete për forcimin e shpinës dhe fleksibilitetin, si ngritja e peshave ose joga, por kini kujdes që t’i bëni në mënyrë korrekte.

‌-Aplikoni një krem në zonën ku ndjeni dhimbje, i cili është i përshtatshëm për trajtimin e inflamacionit.

-Konsideroni terapinë fizike. Një fizioterapist mund t’ju mësojë ushtrime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes tuaj.

-Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë medikamente kundër dhimbjeve, që mund të lehtësojnë inflamacionin.

-Injeksionet steroide dhe procedurat invazive mund të ofrojnë lehtësim nëse dhimbjet janë shumë të forta. /AgroWeb.org/