LifeStyle

Adelina rrëfen paragjykimet për burrin: E kthyen marrëdhënien tonë në një çështje politike

Këngëtarja Adelina Tahiri ka ndarë për herë të parë prapaskenat e presionit publik që përjetoi pas martesës me bashkëshortin e saj maqedonas. Në një intervistë të sinqertë, ajo tregoi se origjina e partnerit të saj u bë kryefjala e diskutimeve dhe shkak për paragjykime të shumta.

“E kthyen marrëdhënien tonë në një çështje politike”

Adelina tha se mediat dhe opinioni publik dramatizuan martesën e saj, duke përfshirë tema që s’kishin lidhje me jetën e saj personale.

“Ata u kapën tek fakti që mora një burrë maqedonas, milioner nga Maqedonia. E gjithë situata u përdor për përfitime mediatike. U fut lufta e Kosovës dhe tema politike që nuk kishin asnjë lidhje me ne,” shprehet këngëtarja.

“Kisha kërcënime pafund, prandaj nuk bëra dasmë”

Adelina tregoi gjithashtu se gjatë asaj kohe përjetoi kërcënime serioze, të cilat ndikuan që të mos organizonte një ceremoni martesore.

“U keqtrajtuan shumë gjëra nga e kaluara ime dhe kjo e bëri situatën edhe më të rëndë. Ishte e pamundur të bëja dasmë kur ndihesha e kërcënuar,” tha ajo.

“Ata që më paragjykuan tani më përulen”

Pavarësisht gjithçkaje, këngëtarja theksoi se ka dalë më e fortë nga kjo situatë dhe sot nuk i habit më qëndrimi i atyre që dikur e gjykonin.

“Gjithë ata që më pështynë atëherë, tani më lëpihen. I shoh në sy dhe nuk kuptoj se çfarë njerëzish janë,” përfundoi Adelina.