Shëndetësi

Pse shmangia e kujtimeve nuk funksionon?

Kujtimet e traumës mund të ndërhyjnë në jetën e përditshme dhe të shkaktojnë tension. Shmangia është një mënyrë mbrojtëse, por përdorimi i saj i tepruar mund të përkeqësojë simptomat e PTSD-së me kalimin e kohës. Trupi ka një sistem alarmi që na ndihmon të reagojmë ndaj rrezikut, duke aktivizuar përgjigjen “lufto, ik ose ngrij”. Kjo përgjigje mund të mbetet aktive pas traumës dhe të ndikojë negativisht në shëndetin mendor dhe fizik nëse nuk përballemi me kujtimet dhe ndjenjat e dhimbshme.

Zemra fillon të rrahë më shpejt, frymëmarrja bëhet më e shpejtë, duke shtuar oksigjenin në gjymtyrë për t’i përgatitur për ndonjë sulm, për të ikur në një vend të sigurt ose për të përballuar një goditje të pashmangshme. Te personat që vuajnë nga PTSD-ja, kondicionimi i frikës bën që sistemi nervor të aktivizohet në situata që nuk janë realisht të rrezikshme. Diçka që është në vetvete e padëmshme kthehet në një “shkaktar” të reagimit ndaj stresit.

Çdo gjë mund të bëhet shkaktare; vendet, situatat, personat, tingujt, aromat, objektet. Problemi është se shumica e këtyre shkaktarëve nuk janë realisht të rrezikshëm. Është e kuptueshme që shumë persona me PTSD përpiqen të shmangin ose të ikin nga “shkaktarët” që i trondisin. Sjelljet e shmangies” përfshijnë strategji për të shmangur çdo situatë stresuese që ngjall trauma. Sjelljet e ikjes janë veprime që synojnë të përfundojnë një situatë të pakëndshme që ka filluar. Ekzistojnë dy arsye kryesore përse sjelljet e shmangies, ikjes dhe sigurisë krijojnë problem. Së pari, ato pengojnë që ju të jetoni jetën që dëshironi. Është e vështirë të ndiheni të lirë kur duhet të planifikoni jetën tuaj duke shmangur çdo shkaktar të mundshëm.

Kërkimi i ndihmës nga të dashurit që t’ju mbështesin në sjelljet tuaja të sigurisë mund t’i bëjë ata të ndihen të bllokuar dhe me kalimin e kohës mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj me ta. Së dyti, këto sjellje përforcojnë idenë që shkaktarët janë të rrezikshëm. Çdo herë që përfshiheni në një sjellje shmangieje, ikjeje apo sigurie, ankthi juaj largohet përkohësisht. Ndonjëherë mund t’i shmangni me sukses kujtimet për një periudhë të shkurtër. Mund të shpërqendroheni me punë, një marrëdhënie, gjëra që ju ndihmojnë të harroni, ose një kalendar të mbushur me aktivitete.