ShowBizzz

Ledri tregoi arsyen e ndarjes/ Sara Hoxha shqetëson ndjekësit me daljet e saj të fundit (Foto)

Disa ditë më parë, Ledri Vula konfirmoi për herë të parë publikisht ndarjen nga blogerja Sara Hoxha.

Në një rrëfim të sinqertë për “Mirëmbrëma Yje”, Ledri tregoi se ndarja e tyre ka ndodhur katër vite më parë, ndërsa shtoi se një nga arsyet që solli ndarjen ishin daljet e shpeshta publike të Sarës.

Mirëpo të njëjtën mbrëmje, pak orë pasi rrëfimi i Ledrit u bë viral, Sara u pa në shoqërinë e mikeshave duke konsumuar pije alkoolike. I njëjti veprim i Sarës u pa edhe një ditë më pas, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar sërish një foto teksa shihet duke konsumuar pije alkoolike.

Nuk dihet nëse veprimet e saj vijnë si pasojë e deklaratave së Ledrit, por duhet thënë që postimet ku Sara shihet duke konsumuar pije të ndryshme po rriten ndjeshëm.



lokimagazine