Këngëtarja e njohur Era Rusi ka vendosur që këtë vit të jetë sërish pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, me një këngë dance të titulluar “Vetëm shko”.
“Vetëm shko” duhet thënë se është një këngë që dashurohesh që me dëgjim të parë dhe më pas e sigurt që dëshira për ta ridëgjuar papushim është e madhe.
Për këtë projekt muzikor, Era për muzikën ka punuar me Darko Dimitrov ndërsa për teksin me Rozana Radin.
Rrugëtimi i pjesëmarrjeve të Era Rusit në “Këngën Magjike” ka nisur në vitin 1999. Ishte vetem 13 vjeçe kur interpretoi këngën “Lotet e engjellit”, dhe prej asaj kohe numëron plot 11 pjesëmarrje në këtë festival.
bal