Angelina Jolie dukej një mama shumë krenare në krah të djalit të saj të saj, Knox Jolie-Pitt, në Governors Awards. Aktorja fituese e çmimit Oscar, 49 vjec, dhe djali i saj i pashëm 16-vjeçar, të cilin e ka me ish-Brad Pitt, rrëmbyen vëmendjen në tapetin e kuq në Ray Dolby Ballroom, duke bërë të kthehen kokat me stilin e tyre të mrekullueshëm.
Jolie mbante një fustan vezullues pa mëngë në ngjyrë ari dhe argjendi, cka rrezatonte magjepsjen e Hollivudit, ndërsa vëthët me diamantë dhe një gjerdan i ngjashëm e shtonin përsosmërinë e kombinimit të saj.
Ajo që ra mëgjithatë shumë në sy ishte ngjashmëria e madhe e të birit, tejet simpatik, me babain e tij, Brad, aq sa mediat e përshkruan si “një kopje të të atit”.
Në event mungonin vëllezërit e motrat e tij – Maddox (22 vjec), Pax (20), Zahara (19), Shiloh (17) dhe binjaku i Knox, Vivienne – duke e bërë atë një moment të rrallë nënë-bir në ngjarjen e mbushur me yje.
Galeria fotografike
bal