Lajme

Ish-zëvendësministri i Arsimit sqaron të vërtetën për projektin të cilin VV-ja po e akuzon Bajramin: Ajo e ka denoncuar

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt.

Kelmendi tha se “projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit” është “avulluar”, ndërsa tha se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.

Thaçi thotë se ai dhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë ndodhte me pjesën e parë të këtij projekti dhe kësisoj i kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi. Si pasojë e kësaj thotë se “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.

Thaçi thotë se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.

“Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre”, shkruan Thaçi.