Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova, Edi, i cili iu bashkua shtëpisë në primen e së premtes, ka shkaktuar polemika brenda vetëm pak ditësh qëndrimi.
Ai është përballur me kritika të shumta pas një komenti për banoren Gresa.
Gjatë një bisede me Drilonin pranë tualetit, Edi bëri një deklaratë shqetësuese, duke thënë: “Çikat si puna Gresës duhet mi lidhe e mi rreh thupër.”
Ky fjalor ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë. Më pas, Edi u përpoq të sqaronte situatën, duke pretenduar se nuk e kishte menduar mirë atë që kishte thënë dhe se e kishte sqaruar çështjen me Gresën.
Për këtë sjellje, Vëllai i Madh reagoi menjëherë, duke dërguar një zarf gri në shtëpi. Rregullorja e formatit është e qartë në lidhje me sjelljen dhe fjalorin e banorëve: “Shpërfillja e rregullave është e patolerueshme.”
Si pasojë, Edi u dënua me nominim automatik për këtë javë, duke e vënë atë në rrezik eliminimi.
Jonida, një nga banoret e shtëpisë, tregoi se situata kishte krijuar tensione mes banorëve. Ndërkohë, komentet e Edit kanë ngjallur diskutime të gjera në publik, duke kritikuar ashpër fjalorin dhe sjelljen e tij.
lokimagazine