Lajme

Aktakuzë ndaj të pandehurit që vrau bashkëshorten në Pejë

Iu është ngritur aktakuzë personit E.L., për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, i pandehuri më 16 prill të këtij viti në orën 08:00 të mëngjesit, e kishte vrarë bashkëshorten e tij Gj.U., me armë zjarri.

Prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri ka pasur konflikte të vazhdueshme me viktimën.

I pandehuri akuzohet edhe për veprën mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë”, thuhet në komunikatë.