LifeStyle

Pse pritja në rend është shumë bezdisëse? Kjo është arsyeja psikologjike

Me siguri se keni dëgjuar për shpenzimin e tepërt të kohës në internet, në telefon të mençur, në laptopin tuaj apo në kompjuterin e punës.

Por, nëse keni provuar të shkoni te doktori apo keni dalë për të blerë gjëra ushqimore, padyshim e keni provuar tmerrin e pritjes në rend.

Për shkak të pasigurisë – logjistike e ekzistenciale – pritja në rend është e tmerrshme.

Një studim i vitit 2015, i cili është publikuar në revistën “Cognitive Processing”, ka zbuluar se kur jeni duke bërë aktivitete si pritja në rend, ju jeni duke i praktikuar dhe mprehur aftësitë kognitive hapësinore (aftësia për të regjistruar dhe përpunuar se çfarë ka përreth jush).

Të vëreni se çfarë ka përreth dhe të dini si të reagoni është esenciale.

Në anën tjetër, një studim i vitit 2019, i cili është publikuar në revistën “Scandanavian Journal of Primary Health Care”, ka sugjeruar se njerëzit nuk përtojnë të presin në rend aq shumë sa mendonI. Pritja në rend është sistem efektiv edhe për reduktimin e stresit të doktorëve dhe pacientëve.