Kuzhinë

Ëmbëlsirë me dardhë dhe pa miell: Për ata që kanë probleme me glutenin

Të pesë përbërësit përzihen në të njëjtën enë, kështu që përgatitja është shumë e thjeshtë

Ëmbëlsira pa miell nuk është një tekë, por një domosdoshmëri, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë alergjikë ndaj glutenit.

Nëse jeni një prej tyre dhe dëshironi t’i bëni vetes një ëmbëlsirë, kjo recetë është një hit. Pa miell, pra pa gluten, pa peshore dhe e përgatitur me vetëm 5 përbërës, një tas dhe një lugë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 250 g rikota
▪ 1 vezë
▪ 1 lugë mjaltë
▪ 1 lugë e plotë niseshte misri
▪ 1 dardhë mesatare, e prerë në kubikë (mund të shtoni edhe një mollë ose copa çokollate)

Përgatitja:

Shumë thjeshtë. Të gjithë përbërësit i vendosni në një enë, i bashkoni dhe i piqni në 170 gradë në tigan për 22 minuta.

Shijojeni.



ks