Bota

Paralizohet Greqia, sektori publik dhe privat pezullon punën. Grevë 24 orëshe

Greqia është futur në një grevë të përgjithshme 24-orëshe ku punonjësit kanë pezulluar punën.

Greva do të zgjasë 24 orë, në sektorin privat dhe publik gjithashtu.

Në grevë marrin pjesë edhe mësuesit e mjekët.
Federata e Shoqatave të Mjekëve të Spitaleve të Greqisë (OENGE), thekson se “49% e pacientëve nuk gjejnë dot një mjek dhe 24% nuk ​​mund të bëjnë analizat e nevojshme. Strukturat e shëndetit publik janë tkurrur me 40% në krahasim me vitin 2009 dhe stafi i tyre është përgjysmuar, i plakur dhe i rraskapitur, ndërsa nga ana tjetër grupet private shëndetësore po shtojnë fitimet e tyre ‘të çmendura”, thuhet në njoftim.

Edhe punonjësit e transportit publik, marrin pjesë në grevën e sotme.

TS Poll - Loading poll ...

Anijet bregdetare të të gjitha kategorive kanë ndalur gjithashtu lundrimin. Të vetmet që kanë dalë në punë jane taksitë.

Greva, me kërkesë qendrore për adresimin e krizës së strehimit, rivendosjen e ligjit kolektiv të punës si dhe uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve, përfundon mesnatën e së mërkurës.



/tiranapost