
Vetem tani, pas gati 20 vitesh, Nicole Kidman sqaroi përfundimisht misterin pas një fotografie që u bë virale në vitin 2001 dhe që ngjalli shumë spekulime. Imazhi, që tregon aktoren duke ecur me duar të ngritura dhe një shprehje gëzimi, ishte interpretuar si simbol i gezimit te saj dhe “festës” pas divorcitnga Tom Cruise. Në një intervistë të fundit për British GQ, Kidman rrëfeu se fotoja nuk kishte lidhje me jetën e saj private apo ndarjen nga Cruise. Ajo shpjegoi se ky moment ishte marrë gjatë xhirimeve të një filmi, dhe nuk përfaqësonte asnjë ndjesi të vërtetë nga jeta e saj.
“Ajo foto është marrë nga një film. Nuk ishte jeta reale”, u shpreh Nicole. Për shumë vite, kjo foto ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe është ripërdorur nga të famshëm të tjerë, si Jenna Dewan, që e shpërndau atë në lidhje me divorcin e saj nga Channing Tatum. Kidman shprehu se kjo meme ishte një keqinterpretim i vazhdueshëm i një momenti që nuk kishte lidhje me jetën e saj personale.
Nicole Kidman dhe Tom Cruise u martuan në vitin 1990 dhe kishin dy fëmijë të adoptuar, Isabella dhe Connor. Ata u ndanë në vitin 2001, pas më shumë se një dekade martesë.
bal