Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ofroi një tjetër moment emocionues sot, gjatë një sfide të veçantë ku banorët i bënin pyetje të drejtpërdrejta njëri-tjetrit, me qëllim të nxjerrjes së të vërtetave dhe ndjenjave të sinqerta.
Diskutimi u kthye në një moment të bukur falë një pyetjeje nga Driloni për Sarën: “Cila është zgjedhja jote, unë apo Edi?”
Sara, me përgjigje të sinqertë dhe të menduar, u shpreh se kishte më shumë gjëra të përbashkëta me Drilonin dhe se nuk e njihte aq mirë Edin.
Megjithatë, pas insistimit të Drilonit, Sara vendosi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: ajo i konfirmoi se është ai që i pëlqen më shumë se Edi, duke shkaktuar kështu një moment të bukur dhe të papritur për të gjithë ndjekësit.
lokimagazine