ShowBizzz

Çfarë ka ndodhur me marrëdhenien e Arbanës dhe Ledionit?

“Ledioni i ka bërë Arbanës ‘non grata’,” tha me humor Fatosi, duke shprehur krisjen e marrëdhënies mes dyshes që dikur kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Arbana ka nisur një emision të ri në YouTube që theu rekorde shikueshmërië në më pak se 48 orë dhe Ledioni prezanton Big Brother-in, që e “mori nga duart” e Arbanës.

Suksesin e Arbanës, Kostjani, një ndër moderatorët e UËTËFË!-së, e vlerësoi si shfaqjen e një formati të ri për Arbanën, për të cilin kurioziteti ishte i lartë. “Ajo është vetë një produksion,” tha Kostjani.

Përsa i përket prishjes së marrëdhënieve mes dy palëve, gjë për të cilën ata s’kanë folur kurrë hapur, disa sy të vëmendshëm mund t’i kenë nuhatur dinamikat e ngjarjeve përmes detajeve.

Një ndër to, qe mungesa e Arbanës në martesën Ledionit dhe Sarës, lidhja me të cilën, duket se dhe solli ftohjen mes miqve, gjë që sipas Artemisës mund të shpjegohet se “ndryshojnë relatat kur ngrihesh çikë më lart [në status]”.

Ledioni me Arbanën gjithashtu nuk ndiqeshin në rrjete sociale me njëri-tjetrin, detaj ky që duket se së fundmi përcakton gjithë statuset e lidhjeve në jetë.

Një mendim tjetër interesant prej Artemisës qe se “krisja mes të dyve ka qenë aty për një kohë të gjatë, por për interest personale të televizionit, dyshja bënin sa për sy e faqe këto ‘qokat’”, duke iu referuar këtu faktit se Ledioni dhe Sara qenë prezentë në dasmën e Arbanës me Eduartin.

Një gjë tjetër që vlen të përmenet është dhe fenomeni i rëndësishëm, që e prekëm edhe tek intervista e Fatma Haxhialiut, vëmë re se shfaqet edhe me Arbanën kësaj radhe që la televizionin dhe formën tradicionale të të bërit show, duke iu drejtuar rrjeve sociale, veprim ky gjithmonë e në rritje në ditët e sotme.