Miley Cyrus, e cila do të mbushë 32 vjeç më 23 nëntor, është gjashtë vjet më e madhe se i dashuri i saj, Maxx Morando, 26 vjeç. Të rritur në periudha të ndryshme, këngëtarja tha se ai e shikon jetën ndryshe nga ajo, edhe pse kanë shumë ngjashmëri, duke qenë se nuk e marrin jetën shumë seriozisht.
“Ai e shikon jetën vërtet ndryshe nga unë”, tha ajo. “Ai është shumë i ngjashëm me mua. Ne thjesht nuk e marrim jetën shumë seriozisht”, shtoi ajo.
Pavarësisht ndarjes së brezave, ata e shohin muzikën si një bazë të përbashkët. Morando e ndihmoi Cyrus të shkruante “Something Beautiful”, titulli i albumit të saj të ardhshëm, i planifikuar për publikimin e vitit 2025.
“Kam punuar me babin tim gjithmonë. Duke punuar u njoha dhe me ish-partnerin tim”, tha ajo, duke iu referuar aktorit të “The Last Song”, Liam Hemsëorth. “Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Maxx thjesht më frymëzon kaq shumë”
Duke parë Morandon dhe këngëtarë të tjerë që vijnë pas saj, Cyrus është mirënjohëse që ka mundur të depërtojë në industri përpara moshës së mediave sociale dhe telefonave të gjithëpranishëm.
bal