Lajme

Osmani thotë se Serbia po vazhdon minimin e paqes: Akoma nuk ka llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar sot kuvendit, me fjalimin e saj vjetor.

Osmani nisi fjalimin me nderime për të pranishmit dhe qytetarët, për të cilët thotë se është angazhuar t’i përfaqësojë me dinjitet për këto katër vjet, shkruan IndeksOnline.

Pasi përmendi rëndësinë e ruajtjes së aleancave dhe forcimit të marrëdhënieve me aleatët e Kosovës, Osmani përmendi edhe faktorin serb në minimin e paqes në rajon.

Ajo tha se akoma nuk ka drejtësi për sulmin terrorist të Banjskës, teksa Serbia po vazhdon të ndjekë luftën hibride të përkrahur nga Rusia/

“Atë mëngjes, heroi ynë, Afrim Bunjaku me shokë, i treguan Serbisë dhe gjithë dashakeqëve që Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për të falur dhe se mbrojtja e shtetit tonë është betimi ynë i përjetshëm. Ende, 424 ditë më pas, nuk ka llogaridhënie e as drejtësi nga ana e Serbisë… republika e Kosovës dhe qytetarët e saj qëndrojnë dhe do të qëndrojnë fuqishëm mbi vlerat e lirisë, paqes e demokracisë, përderisa institucionet tona të sigurisë dhe mbrojtjes janë të përkushtuara maksimalisht qe në bashkëpunim me aleatët tanë të mbrojnë integritetin territorial deh sovranitetin shtetëror, si dhe të sigurojnë zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve”, shtoi presidentja Osmani.