Lajme

Sheila Haxhiraj vjen me këngën prekëse për të vëllain: ‘Mami të kërkon çdo ditë, babi qan me foton’

Kjo ditëlindje e 31-të e gjeti Sheilën të shkatërruar, me zemrën “copë e çikë” dhe me sytë drejtuar nga qielli. Në telefonin e saj këtë vit mungoi urimi nga njeriu i saj i zemrës, mungoi kënga e ditëlindjes, mungoi përqafimi i ngrohtë nga gjysma e shpirtit të saj, vëllai.

Në këtë ditë, këngëtarja ka ardhur me një dedikim për vëllanë e saj Henri Haxhiraj, i cili mesditën e 15 tetorit i dha fund jetës.

“E dërrmuar” me mallin që po i “djeg shpirtin” çdo ditë, Sheila ka treguar mes rreshtave dhe me zërin e saj se çfarë boshllëku dhe dhimbje ka lënë në familje Henri me ikjen e tij.

“O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi”, thotë Sheila në një pjesë të këngës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej.

36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.