Lajme

“Ec more baju”, përplasje mes Bogujevcit dhe Abazit

Pas përplasjes mes deputetëve Gani Krasniqi dhe Haki Abazi, është përfshirë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Pasi Abazi e përfundoi replikën ndaj Krasniqit, Bogujevci dëgjohet duke thënë “… me i linçu njerëzit edhe me rrejt. Qyky, qyky më fol mu për fakte”.

Më pas Abazi tha “100 mijë, 100 mijë”.

Deputetja e VV’së iu drejtua duke i thënë atij “ec more baju”.