Lajme

Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve është stabile

Dy persona janë lënduar pas të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK dhe gjendja e tyre është stabile.

“Gjendja e tyre është stabile”, tha për drejtori i Emergjencës Naser Syla për Tëvë1.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dy persona të përfshirë në të shtënat me armë zjarri në Prishtinë.

Siç bëjnë të ditur njëri, nga të dyshuarit është arrestuar dhe tjetri ndodhet në arrati.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operative-hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, thuhet në përgjigjen e policisë për tëvë1.