Lajme

Çka deklaroi dëshmitari i 106-të në Hagë

Ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 106-të në rastin e Thaçit e të tjerëve. Ai u dëgjua në seancë të mbyllur, derisa në përmbledhjen e dëshmisë së tij nga ana e prokurorisë, u tha se ky dëshmitar gjatë kohës së luftës është rrëmbyer nga tre persona të armatosur dhe me uniforma të UÇK-së.

Përmes video-lidhjes morën pjesë në seancë katërshja e UÇK-së.

Në të njëjtën formë edhe dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, u paraqit para trupit gjykues.

E gjithë dëshmia e tij kaloi në seancë private, por që një përmbledhje të dëshmisë e bëri prokuroria.

“Me 1998-ën, dëshmitari me numër Ë04393, u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me maska që mbanin uniforma të zeza të UÇK-së dhe emblemën e UÇK-së. Atë e quan në një vend të UÇK-së dhe e mbajtën të ndaluar për disa ditë. Atij i kanë bërë pyetje anëtarët e UÇK-së dhe është keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur”, ka thënë prokurori i Specializuar, Cezary Mihailzcuk.

Të gjithë deklaratat e këtij dëshmitari të dhëna para autoriteteve të drejtësisë, bashkë me materialet përcjellëse u pranuan si prova materiale, pasi për një gjë të tillë nuk pati kundërshtime nga palët.

Të njëjtat, me kërkesë të prokurorisë u klasifikuan si konfidenciale.

Pas kësaj, dëshmitari tha se qëndron pas deklarimeve të mëhershmë të tij.

Procesi gjyqësor në rastin e katërshes së UÇK-së, do të vazhdojë të hënën.