Lajme

Maloku: Çështjet që i adresojë sot Osmani t’i kishte thënë më herët, kur mund të kishin efekt

Politologu, Albinot Maloku ka thënë se çështjet që presidentja, Vjosa Osmani i ka adresuar sot në Kuvend është dashur që të thuhen më herët.

Kjo pasi sipas tij, përveç se janë me vonesë, Osmani i ka deklaruar në kohën kur nuk kanë efekt.

“Nëse kalkulohet kështu, i bije se përveçse me vonesë, po i thotë në kohën kur nuk kanë shumë efekt. Është dashur që të deklarohen këto gjëra në kohën kur kanë pasur efektin e vetë, flas për sektorë të ndryshëm… në aspektin e politikës ndërkombëtare thotë se jam e vetmja presidente që më janë hapur rrugë, nuk është aspak e vërtetë… Në politikën e jashtme nuk është që ka pasur ndonjë sukses”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”në Tëvë1.

Ai tha se nuk mundemi me u arsyetu se presidenca e kanë afatin e vet, për të reaguar për çështje të ndryshme.

“Në sektorët tjerë në atë të ushtrisë, Osmani thotë se kam propozuar tetë pika kur ka qenë hallakata më e madhe për çështjen e pozicionit të ushtrisë asnjë deklaratë nuk e ka pas dhe nuk mundemi me arsyetu se presidenca e paska afatin e vet kur ata ta vlerësojnë me reagu dhe më thënë për çështje të cilat janë të rëndësisë të veçantë për rendin politik në republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Në adresimin e saj vjetor, Presidentja e vendit Vjosa Osmani Sadriu ka folur rreth diskutimeve të cilat i ka pas me kryeministrin Albin Kurti rreth Draftit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Osmani tha se ka kërkuar diskutim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që kjo çështje të mos i lihet në dorë siç tha, emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajcak dhe të tjerëve që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.