2
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.
Të përfshirë në këtë rast janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka.
Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa një person edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Siç ka mësuar Sinjali personi i arrestuar është Nexhmi Neziri, rreth 29-vjeçar.
Po ashtu me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë./Indeksonline