Lajme

Lajçak:Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë – Serbi

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad.

Sipas postimit në X, Lajçak se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Europë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, shkruan ai.