Lajme

Detaje nga vrasja e 14-vjeçarit/ Policia rikthehet në vendngjarje, sekuestrohen të tjera kamera sigurie, dyshohet se autorin e…

Jane zbardhur detaje të reja sa i përket hetimit për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 14 -vjeçarit Martin Cani. Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën, ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij.

Kamerat janë sekuestruar, pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit, ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla.