Në disa pjesë të Kosovës po vazhdojnë të kenë probleme me furnizim të energjisë elektrike si pasojë e motit të stuhishëm.
Këtë e ka bërë të ditur nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS që kanë treguar se si shkak i kësaj situate, aktualisht disa dalje janë jashtë funksionit.
Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja.
“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja.
Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./teve1.info/