Lajme

Përmbyten veturat te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Ditën e sotme ka pasur një përkeqësim të motit me erëra të forta dhe shi.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme të shiut, ka pasur edhe vërshime.

Një gjendje jo e mirë është edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në fotot që kanë dërguar lexuesit e Gazetës Insajderi, shihet se veturat janë përmbytur.