
Eni Vasili pati njue rikthim në RTSH pas 20 vitesh, aty ku ka qenë gazetare e politikes dhe spikere lajmesh. Në një intervistë me Ermal Peçin, ajo beri disa rrefime për jetën personale dhe atë profesionale.
“Më ka ndodhur edhe të kem vigonat e serumeve në krah. Por kur ti vendos të bësh këtë profesion, kjo është një zgjedhje, pra mbaj mend kur kam qenë rreth 7-muajshe shtatzënë dhe ishin zgjedhjet lokale, kam ndenjur 12 orë ulur në studio.
Dhe më shkruanin zonja nga e gjithë Shqipëria: Çohu që aty! Çohu bëj diçka, bëj një xhiro, lëviz, si rri ulur 12 orë. Nuk është e thjeshtë, por unë pata fatin e madh të them të drejtën që nuk pata asnjë shqetësim mjekësor gjatë shtatzënisë, përveç atyre gjendjeve të para, që janë stomaku, të përzierave që janë normale”, tregoi gazetarja.
bal