Razie Hoti nga Podujeva ka rrëfyer për Tëvë1, rastin e djalit të saj 27 vjeçar i cili është arrestuar nga Serbia.
Ajo thotë se djali i saj bashkë me atë të motrës, 22-vjeçar janë kapur në mal, pasi atje kanë shkuar me pre dru, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.
Dy kosovarët janë arrestuar nga Serbia pasi dyshohet se kanë kaluar në territorin serb.
“Ma kanë zënë djalin në pyll u shku për idare me gjithë djalë të motrës. Të mërkurën i bëjnë një javë që i kanë zënë. Mundësitë nuk i kam me shku me i pa, sen s’di për të. U shku prej zorit, u shku me i ndihmuar familjes ashtu edhe i motrës”, ka treguar Hoti.
Ajo ka treguar se pas arrestimit janë njoftuar nga autoritetet serbe, ku ka shkuar dhe i ka vizituar, por që nga ajo ditë, rreth një javë më parë më nuk ka informacione për ta.
“Na kanë thirr ata, që janë djemtë knej i kena zënë. Ata natë kam shku në Krushuli i kam pa. Tash i kanë qu janë në Prekuple, ashtu më kanë thënë, më nuk di sen për ta. Na kanë thënë se tash i kanë procedurat e tyre”, thotë ajo.
Për këtë rast Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse ka kërkuar nga Serbia për ta konfirmuar rastin dhe për të marrë informacione shtesë.